Ndeshjet e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise qe perfunduan diten e djeshme, i kane lene tashme vendin rikthimit te kampionatit te “Abissnet Superiore” me ndeshjet e javes se 20-te qe do te luhen te henen dhe te marten.

Ne kuadrin e kesaj jave, Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Kukesit, ne sfiden qe do te luhet te marten ne oren 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Megjithate shumica e tifozeve shkodrane e kane mendjen tek nje ndeshje tjeter, ajo ndaj Tiranes.

Ajo do te luhet menjehere pas asaj te Kukesit dhe Sektori i Garave e ka caktuar luajtjen e ketij takimi te dielen e dates 12 shkurt ne ora 16.00. Ndoshta orari i kesaj sfide do te ndryshoje serish, ashtu si ai ndaj kukesianeve megjithae kjo mbetet per t’u pare.

Nje sfide e tille sipas kalendarit eshte per t’u luajtur ne Tirane, por fakti qe dy sfidat e para ne mes Tiranes dhe Vllaznise jane luajtur ne kryeqytet, do te thote se keto dy te tjerat, te fazes se trete dhe te katert do te luhen ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/