Real Madrid kërkon një mbrojtës të fortë krahu dhe duket se atë e ka gjetur në Bundesliga. “Los Blancos” ka shënjestruar yllin kanadez të Bayern Munchen, Alphonso Davies.

Të dërguar të klubit spanjoll janë nisur për të diskutuar me gjermanët për kushtet që ata mund të vendosin pasi 22-vjeçari nuk ka vendosur ta rinovojë kontratën që skadon në qershorin e vitit 2025.

Agjenti i tij, Nedal Huoseh ka lënë të hapur çdo mundësi duke theksuar se Bayern është në një moment kaotik dhe kjo nuk është aspak pozitive për klientin e tij.

Ne ditet ne vijim do te kete natyrisht shume zhvillime dhe natyrisht edhe per kete çeshtje do te mesohet me shume nese do te realizohet apo jo.