Tirana luan të shtunën kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”, një nga ndeshjet më të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Trajneri Orges Shehi nuk do ta ketë të plotë ekipin. Vec Michael Ngoo që është ende i dëmtuar, këtë herë mungojnë edhe për shkak kartonësh.

Tosevski dhe Totre kanë marrë kartonë të verdhë dhe do të humbin sfidën e rëndësishme me Vllazninë.

Kështu trajneri Shehi duhet të gjejë një zgjidhje për ata që do të luajnë në vend të këtyre dy futbollistëve.