Ndonese eshte vetem 15 vjeçe, ajo vazhdon te shfaqet si protagoniste dhe tashme jo vetem me ekipin e KF Murlanit, por tashme edhe me kombetaren U17.
E kemi fjalen per sulmuesen e rritur tek Akademia e Juban Danjes e cila diten e djeshme u shfaq si protagoniste ne ndeshjen e kombetares shqiptare ndaj Azerbajxhanit e fituar me rezultatin 1-0 fale golit te shkodranes Klaudia Borci.
Rosela Vasa, një nga futbollistet e U-17 nuk e fshehu lumturinë për fitoren dhe për atë që dha në fushën e lojës, teksa u shpreh se skuadra do të punojë këto ditë për t’u përmirësuar, për të arritur të tjera rezultate të këtilla.
“Jam shumë e kënaqur që e nisëm me një fitore këtë Europian dhe shpresoj që edhe ndeshjet e tjera t’i mbyllim me fitore. Jam shumë e kënaqur edhe me ekipin dhe me gjendjen time. Më vjen keq për rastet e humbura, uroj t’i përmirësojmë. Uroj që edhe në ndeshjet e tjera të marrim rezultate pozitive dhe në aspektin personal të bëj një paraqitje sa më të mira” – përfundoi Vasa.