Java e 25-te e Kategorise Superiore do te dhuroje nje sfide shume interesante, ate te “klasikes” se futbollit shqiptar ne mes Vllaznise dhe Tiranes. Kjo ndeshje eshte planifikuar te luhet diten e shtune ne ora 16.45 stadiumin “Loro Boriçi”.

Por nderkohe, nga sa mesohet, ne kete impiant sportiv 24 ore me vone do te zhvillohet nje tjeter ndeshje e vlefshme per kampionatin elitar te futbollit shqiptar.

Behet fjale per sfiden ne mes Teutes dhe Kastriotit. Siç mund ta shikoni edhe me poshte, ne faqen e Federates Shqiptare te Futbollit shkruhet se kjo sfide do te luhet te dielen me date 13 mars 2022 ora 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Deri para dy javesh ky stadium ishte “streha” edhe e Kukesit, ndersa tani eshte Teuta qe rikthehet te luaje aty, ne mungese te stadiumit te saj qe duket se ende nuk eshte gati per te pritur nje ndeshje futbolli pas nderhyrjes qe jane bere ne fushe.

Pikerisht ky densitet ndeshjesh ka bere qe edhe gjendja e tapetit te stadiumit te Shkodres te mos jete ajo e duhura, pavaresisht perpjekjeve te punonjesve te terreneve sportive per ta mbajtur ne gjendjen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/