Ka kohe qe pergatitet dhe tashme ka ardhur momenti per te treguar vlera e tij ne ballafaqimet qe do te kete me sportiste nga vende te ndryshme te Europes. E kemi fjalen per boksierin shkodran Seand Drini.

Ai ka muaj qe pergatitet per kete eveniment te rendesishem per 22 vjeçareve e mbare vendeve te ketij kontinenti dhe sebashku me trajnerin Jetmir Kuçi synojne te marrin medalje ne Europianin e 22 vjeçareve.

Vete trajneri i tij ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej keshtu ne lidhje me kete sportist: “Ne kemi synime shume ambicioze me kete sportist. Ky eshte i pari aktivitet zyrtar europian qe ai merr pjese.

Kam shume beism tek ky sportist dhe arsyet jane te shumta. Ka me shume se nje muaj qe jemi pergatitur intensivisht per kete Europian dhe tashme do te presim se çfare do te na dhurojne ndeshjet qe do te zhvillojme ne Kroaci”./SHKODRA-SPORT.COM/