Drejtori sportiv i Vllaznise, Matko Djarmati, eshte i bindur se ne dy vitet e fundit, klubi shkodran, eshte kthyer ne nje klub shume cilesor, duke nisur nga ekipet e Akademise dhe deri tek ekipi i pare.

Ne emisionin “Skaner” ne MCN TV, Djarmati u shpreh se nese nuk arrihet fitimi i Kupes dhe pjesemarrja ne Kupat e Europes per ta, do te jete nje sezon komplet i deshtuar, ndersa nga ana tjeter theksoi se nese njeri nga keto objektiva arrihet, atehere mund te quhet nje sezon i mire per Vllaznine.

Djarmati foli per shume tema, teksa preku edhe largimin e trajnerit Brdaric, ndersa u ndal edhe tek Akademia Vllaznia. Per me teper, lexoni deklaraten e tij te meposhtme:

Objektivat e Vllaznise – “Cdokush nga ne te stafi i Vllaznise, kemi nje objektiv. Tre jane objektivat. Nje objektiv nuk e kemi arritur, qe eshte titulli kampion, Kupa e Shqiperise dhe Kupat e Europes. Objektivi minimal kane qene Kupat e Europes, objektivi maksimal ka qene fitimi i titullit. Tani, derisa nuk arrijme keto objektiva, do jete nje sezon komplet i deshtuar. Nese arrijme nje nga keto tre objektivat, besoj se do te jete nje sezon i mire per ne. Ne e nisem sezonin me shume optimizem, sot jemi aty ku jemi, por besoj deri ne fund te kampionatit, do realizojme dy objektivat.”

Ekipi i sivjetshem – “Ne kemi ndertuar ekipin sivjet, duke menduar patjeter qe ta ndertojme me mire se sa vjet. Une prape jam i bindur se eshte ekipi me i mire se vjet, por disa gjera rruges nuk kane funksionuar. E kemi nisur sezonin me objektivat e qarta qe do provojme te fitojme titullin. Megjithate, nuk dolem aty ku e kishim menduar. Tani, kemi dy objektivat e tjera qe mund t’i arrijme.”

Dy vitet e fundit te Vllaznise – “Une mendoj se ne dy vjet, kemi ndertuar nje klub shume cilesor, nga Akademia deri te ekipi i pare. Besoj, kemi bere nje pune dy-vjecare shume te mire. Tani, kur kemi ardhur para dy vitesh, kur kam ardhur une apo presidenti Xhaferi, kemi ndertuar nje ekip, qe do te luftonte per trofe dhe tani jemi aty ku jemi. Ne kemi ndertuar nje ekip qe luftoi dy vjet rresht per trofe dhe ky eshte objektivi i Vllaznise.”

Largimi i trajnerit Brdaric – “Tani, presidenti Xhaferi ka menduar se me largimin e Brdaric duhej nje ndryshim brenda ekipit. Nese kishim kerkuar nje trajner jashte ekipit tone, do kishim me shume probleme mendoj une, sepse 10-jave para fundit te marresh nje trajner tjeter, ai nuk di as emrat e lojtareve, as sistemin si luajne, as nuk di emrat e stafit.

Mendoj, ky ishte ndryshimi me cilesor, qe mund te benim ne ato momente. Une edhe sot mendoj se Brdaric-Plori, jane nje dyshe shume cilesore. Brdaric me menyren e tij si mbledh ekipin dhe Plori eshte nje nga trajneret qe lexon lojen me mire se gjithe te tjeret ne kampionatin shqiptar.”

Akademia e Vllaznise – “Kemi investuar kete vit ne akademi, me shume se gjithe vitet e tjera. I vetmi ekip ne Shqiperi, qe eshte pajisur me GPS, qe nuk i kane as ekipet e Superiores, jane ekipi U-19 dhe ekipi U-17 i Vllaznise. Ekipi U-17 eshte ne finale te Kupes, ekipi U-19 po lufton per kampionatin. Gjithashtu, bashke me FSHF, beme nje investim te fusha “Reshit Rusi”.

Tashme, edhe cunat kane kushte me te mira. Mos te flasim per stafin akademik pastaj, nga doktorret deri ne trajneret e portiereve dhe pergatitesit fizik. Nje nga projektet tona ishte Akademia, qe brenda dy viteve te dalim me pese lojtare nga Akademia. Kete vit, do firmosin dy ose tre lojtare nga Akademia. Vitin tjeter, kemi ne lupe disa lojtare nga ekipi U-17.

Tani, do vijne keta lojtaret dhe besoj se Shkodra me lojtaret e vet, do prodhoje dhe do mbushe ekipin e Vllaznise dhe jo gjithe ekipet e tjera te Superiores. Ky eshte nje synim i joni dhe shpresoj qe ta realizojme sa me shpejt.”

Projekti i Vllaznise ne rrezik – “Duhet patjeter nje ekip me i mire per sezonin e ardhshem. Nuk eshte cdo gje te investosh leke. Eshte rasti i trajnerit Guardiola te Manchester City. Patjeter, nese nuk dalim ne Europe, projekti i Vllaznise rrezikohet shume. Nuk eshte buxheti njesoj. Rrezikojme shume, por nese nuk kapim keto objektivat qe kemi per te kapur, jemi komplet te deshtuar. Une e pranoj kete.”

Futbollistet e Akademise – “Une mendoj qe kemi ndertuar disa ekipe, nga Akademia deri ne ekipin e pare, ne nje nivel qe nuk ishte me perpara. Tani, a prodhojme lojtare çdo vit? Prodhojme, por a jane keta lojtare per te dale ne Kupat e Europes me ta?”

Djarmati te Partizani – “Vertete, nuk kam asnje kontakt me Partizanin. Per momentin, kam kontrate me Vllaznine, deri ne realizimin e objektivave qe kemi, pastaj kontrata ime mbaron. Nuk jam merzitur te Vllaznia. Largimi im varet nga objektivat e mia. Vertete, nuk mendoj per asgje tjeter. Me drejtuesit e Partizanit nuk kam pasur asnje kontakt dhe me duket eshte vetem nje iluzion gazetaresh per kete. Vertete, nuk jam ulur me njeri per te folur me ndokend per te Partizani.”

Ndeshja me Tiranen – “Mendoj vetem per keto tre ndeshje, duke nisur nga ndeshja me Tiranen. Ndeshja me Tiranen ka dy problematika. Tirana qe ka arritur objektivat, do luaje pa presion fare, do luaje futboll te bukur, pa nje objektiv tashme ne vazhdim dhe ka mundesi se do te tregoje se pse eshte 20 pike para nesh.”

Penalizimi qe u eshte bere nga gjyqtaret – “Kemi bere nje kalkulim se sa jemi demtuar nga gjyqtaret dhe ishim demtuar 12 pike, per te marre fitoren direkte dhe cdo here ku ishim demtuar, kemi bere video, kemi bere ankese dhe cdo here kur kemi bere ankese, vetem nje here kemi marre pergjigje nga FSHF. Sokol Jareci na ka dhene pergjigje vetem per nje rast dhe na tha qe nuk bejme gje me dashje kunder Vllaznise. Minimumi, kemi nisur 10 ankesa ne FSHF.”

Vllaznia ekip i ashper – “Ne Shkoder kemi presion. Kishim synime te medha dhe nuk dolem atje, por jemi ekip qe luajme shume ashper. Jemi ekip qe luajme edhe me shume presing. Edhe Gurishtes i kemi folur shume qe mos shko te nderhysh ashper, por kur eshte ne loje, ai cun jep gjithmone maksimumin dhe eshte kapiteni jone dhe patjeter une nuk heq dore nga stili i atij.”
Maringlen ZHIVANI