Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë ka folur në Pressing. Kroati ka treguar se kjo është eksperienca e tij e parë në rolin e ri, teksa më herët ka sjellë lojtarë si skaut në Shqipëri dhe Kosovë.
Djarmati tragon se çmimet e larta dhe kontratat 1 vjeçare janë problem në futbollin tonë.
“Është eksperienca ime e parë për diskutimet me lojtarët dhe sjelljen e lojtarëve. Kam eksperiencë si skaut për të sjellë lojtarë në Shqipëri dhe Kosovë.
Në Kroaci sugjeroja lojtarë. Diskutimi për çmimet e lojtarëve është për t’u diskutuar. Problemi më I madh në Shqipëri janë kontratat 1 vjeçare”, tha Djarmati./newsport//