Dani Alvesh është kthyer në protagonistin kryesor të futbollit brazilian, por për ngjarje që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës. Tifozët e Sao Paulos, e jo vetëm, i janë kundërvënë mbrojtësit brazilian për bëmën e fundit.

Futbollisti më i paguar në Amerikën e Jugut, me 4 milionë euro të fituara në sezon, ka acaruar të gjithë me videot e publikuara në rrjetet sociale. Ai shfaqet duke i rënë një tamburi me dorën të cilën e bëri operacion pak kohë më parë dhe për shkak të së cilës nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit të rëndësishëm për klubin e tij.

Të gjithë kanë vënë re se përveç injorimit të situatës shëndetësore të tijën, mbrojtësi shfaqej në një ambient me praninë e shumë personave të tjerë, asnjëri pa maskë në mes të pandemisë.

Kështu, edhe tifozët e skuadrave kundërshtare kanë kërkuar të dënohet lojtari për shembullin e keq që po jepte në këto momente, duke detyruar klubin që të organizonte një mbledhje me të për të kërkuar që ai të evitonte polemika të tjera. Kjo, sidomos për faktin se pas pak ditësh, ekipi do të luajë finalen e Kupës Libertadores kundër Liga de Kuito. /vipsport/