Situata tek Vllaznia nuk është ajo e duhura pas humbjes së djeshme të finales ndaj Bylisit. Tifozët janë të pakënaqur jo vetëm për humbjen, por më së shumti për lojën shumë të dobët që zhvilluan kuqeblutë në këtë takim.

Por nga ana tjetër, tashmë që kampionati ka përfunduar duket se tek Vllaznia do të fillojnë edhe largimet e lojtarëve. Disa do të largohen nga klubi, të tjerë duan të largohen vetë.

Nga këta të fundit, i pari që e ka ndërmarrë një hap të tillë është elbasanasi Dejvi Bilali. Ndonëse ai kishte kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ka vendosur që në mirëkuptim me drejtuesit e klubit, ta ndërpresë atë.

Mungesa e hapësira për të luajtur në formacion mund të ketë qenë arsyeja kryesore që ka çuar në këtë veprim. Ndërprerjen e kontratës e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes një postimi në profilin e tij.

“Faleminderit Vllazni për këtë vit edhe pse për disa arsye të miat më duhej të prishja kontratën. E rëndësishme është që objektivi u arrit edhe ti je përsëri në ligën që të takon.I uroj më të mirat tanë qytetit të Shkodres”- shkruan Bilali në postimin e tij.
© shkodrasport.com