Muaji gusht ka hyre ne rrjedhen e tij dhe perpos pushimeve, shume prej Akademive ne Shkoder vijojne edhe punen ne fushen e stervitjes. Keshtu ndodhe edhe me “Djelmnia shkodrane” e cila zhvillon rregullisht stërvitje për fëmijë nga mosha 5-11 vjeç dhe 12-17 vjeç.

Nderkohe ditet e fundit, kjo Akademi ka nisur edhe regjistrimet per sezonin e ri teksa mjafton te telefononi ne numrin +355 67 733 3772 dhe gjithçka eshte e zgjidhur. Tek “Djelmnia shkodrane”, programet stervitore behen ne baze te moshes perkatese, e po ashtu te gjithe trajneret jane me licensat e duhura per trajnim.

Per sezonin 2023-2024 do te jene 6 ekipe qe do te funksionojne dhe pikerisht U-7 (2017-2018), U-9 (2015-2016), U-11 (2013-2014), U-13 (2011-2012), U-15 (2009-2010) dhe U-17 (2007-2008).

Presidenti Benardin Kulla, administratori Fatmir Marku dhe i gjithe stadi i kesaj Akademie duken shume te perkushtuar per te nisur nje sezon edhe me te mbare sesa ai qe kaloi dhe fokusi padyshim qe do te jete i perqendruar tek rritja e cilesise se punes me futbollistet e vegjel.

“Djelmnia shkodrane” eshte nder te paktat Akademi ne Shkoder qe ka filluar t’u jape mundesine lojtareve me te talentuar per te provuar veten ne futbollin italian e me gjere dhe disa prej tyre madje tashme po e shijojne kete gje. Nje arsye me shume pse nje femije duhet te regjistrohet prane kesaj Akademie./SHKODRA-SPORT.COM/