Djelmnia Shkodrane U-17 ka pësuar një humbje të thellë në transfertë 5-1 ndaj Flamurtarit. Kjo ndeshje, e luajtur pasditën e djeshme në kompleksin sportiv në Pyllin e Sodës në Vlorë, foli më shumë për skuadrën vendase, e cila arriti ta mbyllë pjesën e parë në avantazh 2-1.

Në këtë 45-minutësh, Djelmnia Shkodrane U-17 u fut në lojë vetëm përkohësisht me golin e barazimit të shënuar nga Delaj në minutën e 20-të, por vetëm kaq. Në pjesën e dytë, Flamurtari shënoi edhe tre gola të tjerë njëri pas tjetrit, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë, 5-1.

Me këtë humbje, Djelmnia Shkodrane U-17 mbetet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, në kuotën e 11-pikëve në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani. /Maringlen ZHIVANI/

U-17: Flamurtari-Djelmnia Shkodrane 5-1

Goli për Djelmninë Shkodrane: Delaj 20’

Formacioni i Djelmnisë Shkodrane: Tahiri, Kakini, Lezha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj (u aktivizuan: Preçetaj, Kërrçaj, Velaj, Hotaj) Tr: Arbër Shytani