“Djelmnia shkodrane” U17 merr nje tjeter fitore ne kampionat. Diten e sotme ajo ka fituar me rezultatin 4-2 ne Kavaje ndaj Beses vendase dhe me kete trepikesh ajo vazhdon te jete nder ekipet me te mira te kampionatit.

Ndeshja ka nisur me gol per ekipin shkodran. Ka qene Zhuri ai qe ka shenuar golin e pare dhe me pas Uldedaj ka dyfishuar shifrat, nderkohe qe Suka ka shenuar golin e pare per Besen pak para fundit te pjeses se pare e cila u mbyll ne shifrat 2-1 ne favor te “Djelmnia shkodrane” U17.

Ne fillimin e se dytes, Kakini ka shenuar edhe golin e trete per Djelmnine nderkohe qe Hoxha do te shenonte per Besen duke ngushtuar serish shifrat ne 3-2, me idene per te rihapur ndeshjen, por Doçaj do te shenonte edhe te katertin duke mbyllur ne kete menyre ndeshjen ne shifrat 4-2 per ekipin shkodran.

Me kete fitore, “Djelmnia shkodrane” U17 eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve pas javes se 8 te kampionatit dhe eshte e pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, duke qene vetem nje pike larg Flamurtarit te vendit te dyte dhe dy pike larg Shkendise se Tiranes qe kryeson.

Nje ecuri e tille padyshim qe tregon me se miri se skuadra e drejtuar nga trajneri Arber Shytani eshte nje nga me te mirat e kampionatit dhe si rrjedhoje do te luftoje deri ne fund per te qene kampione e kesaj kategorie.