Pas suksesit me ekipin e 17 vjeçareve qe dje arriti te siguronte titullin e kampionit te grupit A ne kategorine e pare dy jave para fundit te kampionatit, te njejtin sukses kane arritur edhe 19 vjeçaret e “Djelmnia shkodrane”.

Edhe ajo dy jave para fundit te fazes se trete, ka arritur te siguroje vendin e pare, kjo pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Korabit ne Peshkopi.

Ka qene futbollisti Armando Shkambi ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 26-te te ndeshjes dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne fillimin e se dytes dibranet kane arritur te barazojne me ane te Spahiut, nderkohe qe dy minuta para fundit te ndeshjes, Klaudio Narkaj do te shenonte golin e fitores per “Djelmnia shkodrane U19” qe i dha dhe fitoren 2-1.

Ky ekip synon ngjitjen ne Superlige dhe me ecurine qe ka patur deri me tani, mund t’ia dale. Djemte e drejtuar nga trajneri Valdano Nimani do te luftoje fort per te arritur objektivin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/