Rrugetimi i suksesshem i “Djelmnia shkodrane” U17 ne kampionat ka vijuar edhe ne ndeshjen e javes se 20-te kur kane fituar ne Durres me rezultatin e thelle 6-0 ndaj vendasve te Akademise Shqiponja.

Ne pjesen e pare ka ardhur edhe goli i pare i takimit, shenuar me futbollistin Ermal Doçaj dhe ajo do te mbyllej pikerisht me kete gol. Por krejt ndryshe do te ndodhte ne 45 minuteshin e dyte kur “Djelmnia” te shperthente me “manita”.

Futbollisti Ermal Doçaj brenda 5 minutash do te shenonte tre gola njeri pas tjetrit dhe pas tij do te shenonin edhe Dibra e Velaj edhe dy gola te tjere duke kompletuar ne kete menyre fitoren e thelle 6-0 te “Djelmnise” U17.

Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 38 pikeve dhe mban vendin e dyte ne renditje, menjehere pas Shkendise se Tiranes, nderkohe qe ne vendin e trete eshte KF Shkodra me 37 pike, por me nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/

AKADEMIA SHQIPONJA U17- DJELMNIA SHKODRANE U17 0-6

Golat: Çezma ‘8, Doçaj ’55, ’57, ’60, Dibra ’67, Velaj ’81

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj, Bregu. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Kercaj, Velaj, Hotaj, Dibra e Zymeri.