Vllaznia luan nesër me Laçin në transfertë. Sfida merr jetë në 13:45 dhe vlen për javën e 19 në Superligë. Para duelit, sulmuesi i Vllaznisë, Fahrudin Djurdjevic ka komentuar sfidën për mediat.
“Çdo lojtar është i lumtur kur luan nga minuta e parë dhe do që t’i shpërblejë besimin trajnerit. Kemi një ekip të fortë dhe unë do bëj maksimumin për ta dalë me rezultat të mirë.
Laçi – Është një skuadër që në përbërje ka kualitet. Do jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se ne kemi më shumë cilësi në Superligë, ata janë të vështirë në fushën e tyre. Të ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe do dalim me pikë.
Kam pasur fat të keq me dëmtimet, sa herë rikuperohesha kisha një tjetër goditje dhe qëndroja jashtë në stërvitje. Falenderoj trajnerin për besimin dhe shpresoj ta shpërblej me gola.
Konkurrencë – Është gjë e mirë sepse konkurrenca bën mirë në ekip. Jemi ekipi që krijojmë më shumë raste. Na duhet fat që të kthejmë këto raste në gola dhe më pas të fitojmë ndeshjen.
Europa nga Kupa apo kampionati ? Duke ditur cilësitë dhe emrin e madh që ka Vllaznia, nuk është çudi që të fitojmë bashkë edhe Kupën edhe kampionatin”, tha Djurdjevic.