KF Murlani e ka nisur me furi vitin 2022 ne ndeshjet e kampionatit. Ne ndeshjen e pare te ketij viti, e vlefshme per javen e 11-te te kampionatit te femrave, e fundit e fazes se pare, ka mundur me rezultatin e thelle 7-0 ekipin Tirana AS.

Ardhja e pese futbollisteve braziliane ne rradhet e tij duket se ka filluar ta jape efektin e vet dhe kete e tregon me se miri fakti se ne ndeshjen e sotme 4 prej golave te shenuar mbajne firmen e tyre.

Ne fakt ka qene futbollistja Enxhi Selimi qe ka zhbllokuar e para rezultatin qe ne minuten e 27-te ndersa per te dyfishuar shifrat ka menduar Paula Jaku qe ka shenuar nga pika e bardhe. Me keto dy gola do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten do te kisht edhe 5 gola te tjere ku Selimi do te shenonte edhe nje tjeter gol, nderkohe qe nga dy gola kane shenuar brazilianet Luiz Cabral Rhaiza Sthefani dhe Alexsandra Santana Bispo dhe perfundimisht 7-0 per Murlanin.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e peste ne renditje, por me siguri qe ne javet e ardhshme pozitat ne renditje do te permiresohen./SHKODRA-SPORT.COM/