Vllaznia jo vetem eshte mundur pasditen e sotme nga Kukesit ne shifrat 2-0 duke marre kesisoj humbjen e pare ne kampionat, por kjo ndeshje i ka lene pasoja kuqebluve edhe per takimin e ardhshem.

Ate ndaj Tiranes qe do te luhet te shtunen e ardhshme ne “Loro Boriçi”. Kjo sepse ekipit shkodran ne kete perballje do t’i mungoje nje nga pikat me te forta te tij, kapiteni Erdenis Gurishta.

Ai eshte ndeshkuar me karton te verdhe pas nje perplasje me Ndrecen ne pjesen e dyte dhe ai ka qene i katerti per te, çka do te thote se ai do te mungoje ndaj bardhebluve.

Ne fakt vete Gurishta eshte munduar te ruhet gjate gjithe ndeshjes per te evituar ndeshkimin dhe ne ate moment, nuk eshte se beri nje nderhyrje me dashje, por me shume ishte perplasje.

Megjithate kryesori Cjapi e ka ndeshkuar me karton dhe si rrjedhoje ai nuk do te jete ne fushe ndaj Tiranes. Perpos tij, do te mungoje edhe Mustedanagiç qe u ndeshkua me karton te kuqe./SHKODRA-SPORT.COM/