Ekipi i Vllaznise ka vijuar edhe sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e enjte ne stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, ndeshje kjo e vlefshme per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise.

Ajo qe ka rene ne sy ne seancen e sotme ka qene prania ne te e presidentit Alban Xhaferi i cili eshte duke i qendruar prane skuadres. Nga sa mesohet, ai i ka kerkuar angazhim maksimal futbollisteve dhe stafit teknik ne kete fundsezoni per arritjen e objektivave te skuadres.

Ndeshja ndaj te kuqve konsiderohet shume e rendesishme sepse mund te hedhe nje hap te sigurte per kalimin ne finale te kupes, çka do te thote edhe nje hap me shume drejt fitimit te nje tjeter trofeu.

Ekipi ka nisur te plotesohet me disa prej lojtareve qe i kane munguar ne ndeshjet e fundit, megjithate ende nuk eshte e sigurte se sa prej tyre do te jene ne fushe diten e enjte./SHKODRA-SPORT.COM/