Mesfushori i Milanit, Ismael Benaser i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë. Sipas stafit mjekësor, për tu rikuperuar atij do ti duhet të qëndrojë për 6 muaj jashtë fushave. Algjeriani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas ndërhyrjes.

“Operacioni në gjurin tim shkoi shumë mirë. Rrugëtimi drejt rikuperimit fillon sot. Do të jetë i gjatë, i vështirë dhe do të më mbajë larg fushave për disa muaj.

Por jam gati ta kaloj këtë test me kurajo dhe vendosshmëri. Do të punoj fort, do të luftoj çdo ditë që të rikthehem më i fortë dhe të jem në gjendje të mbroj ngjyrat e klubit tim dhe të vendit tim.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe për forcën që më jepni për të kapërcyer të gjitha këto. Do t’ju mbaj të informuar për çdo fazë të rikuperimit tim”.