Granit Xhaka po luan javët e tij të fundit si një futbollist e Arsenalit. Mesfushori ka vendosur të mbyllë pas 7 vitesh karrierën e tij te londinezët, për të provuar një eksperiencë të re.

Prej javësh përflitej se kapiteni i “topçinjve” do ta mbyllte me ekipin anglez për të provuar një aventurë të re në një tjetër kampionat dhe eksperti i merkatos Fabricio Romano ka bërë të ditur se gjithçka është e mbyllur.

“Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, nuk u zhvillua asnjë negociatë rreth një marrëveshje të re, ka një plan konkret për të ndarë rrugët në fund të sezonit.

Bajern Leverkusen është në bisedime të avancuara për të firmosur me Xhakën, po diskutohet një pagesë prej 15 milionë eurosh, por më shumë mësohet në qershor.

Mësohet se thuajse është arritur akordi personal rreth një marrëveshje katërvjeçare. Xhaka ka rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2027, nëse gjërat shkojnë sipas planeve të klubit dhe lojtarit.

Marrëveshja nuk do të firmoset para fundit të sezonit pasi Graniti dëshiron të fokusohet 100% te Arsenali”, shkruante Fabricio Romano, duke bërë të qartë se tashmë Xhaka ka ndër mend t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Çabi Alonso.