Java e 33-të e “Abissnet Superiore” do të prodhojë një sfidë mjaft interesante për Vllazninë. Kështu, kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” sfidën ndaj Teutës, duke nisur nga ora 15:00.

Kjo ndeshje do të vijë drejtpërdrejt për shikuesit në ekranin e RTSH. Në fakt, ky duel pritet të jetë mjaft interesant, me një Vllazni të “plagosur” nga eleminimi nga Kupa e Shqipërisë së fundmi dhe me katër ndeshje pa fitore në kampionat, që kërkon ringritjen duke nisur nga kjo sfidë.

Nga ana tjetër, durrsakët e trajnerit shkodran Edi Martini, mjaft të karikuar nga rezultatet e fundit, sidomos nga fitorja në javën e kaluar përballë Tiranës, do të kërkojnë të ruajë ecurinë pozitive.

Ndeshja Vllaznia-Teuta do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 15:00 dhe përveç transmetimit në OverSport, ky duel do të vijë drejtpërdrejt për shikuesit edhe në ekranin e RTSH.
Maringlen ZHIVANI