Pol Pogba po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij. Mesfushori francez ka qenë pre e dëmtimeve, të cilat e kanë lënë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. Pas një viti në stol, Pogba veshi fanellën e titullarit në përballjen kundër Kremonezes.

Por fanellën do ta hiqte shpejt, teksa detyrohej të lërë fushën pas vetëm 22 minutave lojë. Futbollisti i Juventusit është dëmtuar sërish dhe e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Riccardo Ciatti, kirurgu ortoped i Villa Stuart ka dhënë lajmin e keq për tifozët bardhezinj.

Sipas tij, sezoni i Pogba mund të quhet i mbyllur dhe tani duhet të pritet prapë një kohë e gjatë për rikuperimin. “Menisku i jashtëm është ndryshe nga ai i brendshëm. Ky i fundit, pas operacionit të lejon që të fillosh aktivitetin për dy javë.

Menisku i jashtëm që ka dëmtuar Pogba, është i vështirë. Gullit i dha fund karrierës nga një operacion i titullë. Para katër mujash nuk është e mundur që të kthehesh në fushë pas këtij operacioni”, tha Ciatti. /Sport Ekspres/