Vllaznia pret diten e neserme ne oren 17:00 Kukesin ne ‘Loro Borici’, sfide kjo e vlefshme per javen e 19-te te Abissnet Superiore.
Para kesaj ndeshjeje, per mediat ka folur si zakonisht trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, i cili eshte shprehur i kenaqur me paraqitjet e ekipit.
“Kemi bere nje minifaze pergatitore ne Ulqin ku futbollistet punuan mjaft mire. Jam i sigurt se Vllaznia eshte e gatshme per rifillimin e kampionatit. Sigurisht qe do te jete nje ndeshje e veshtire, pasi behet fjale per nje ekip qe ne pese ndeshjet e fundit i ka te gjitha barazime.
Kane marre perforcime dhe ky eshte shkaku qe ne duhet ta marrim kete ndeshje seriozisht. Gruda eshte ne diskutim per ndeshjen e neserme, pasi ka ndjere nje shqetesim, por per kete do te vendosim pas stervitjes se sotme. Kemi disa kombinime ne formacion, por ekziston mundesia qe ta nise edhe Dodaj si titullar. I gjithe koncentrimi qendron te ndeshja e neserme, te cilen Vllaznia duhet ta fitoje domosdosmerisht dhe te perforcoje renditjen e saj ne renditje, gje qe me pas mund te na jape garanci per kreun e tabeles.
Nuk kemi gjetur akoma lojtare qe me te vertete na nevojiten, sepse edhe une, sikurse drejtori sportiv, duam lojtare kualitative qe seriozisht na ndihmojne ne arritjen e objektivave. Bisedimet me lojtare te ndryshem sigurisht qe jane, por kuptohet qe finalizimi i tyre eshte i veshtire, pasi ka shume faktore qe duhen plotesuar per te arritur marreveshje me lojtare te mire. Megjitate, besoj se do te kemi perforcime. Nuk mund te them nje date, por do te kete. As nuk diskutohet qe na duhen perforcime, sepse kampionati eshte i gjate.
Na presin edhe 18 ndeshje, pa llogaritur me pas Kupen e Shqiperise dhe duhet te kemi sa me shume lojtare kualitative. Drejtuesit e klubit jane akoma ne bisedime per mbylljen e marreveshjes me Xhelil Asanin. Me drejtorin sportiv kemi vendosur te marrim perforcime ne cdo repart, ne mbrojtje, mesfushe dhe sulm. Kam kaluar shume mire me Erald Cinarin ne Shkendijen e Tetoves dhe ka bere parqitje mjaft te mira gjate kohes sime te ai klub.
Sigurisht qe do te deshiroja ta kisha edhe te Vllaznia, madje kam biseduar personalisht me lojtarin ne fjale, por ai ka oferta edhe prej jashte dhe sigurisht eshte akoma ne kontrate me Shkendijen e Tetoves, gje qe e ben te veshtire transferimin e Cinarit te Vllaznia.
Sigurisht qe e gjithe familja ime, shoket e mi, miqte e mi jane te kenaqur me paraqitjet e Vllaznise krahasuar me rezulatet para periudhes sone ketu. Ata e ndjekin dhe e mbeshtesin shume Vllaznine, keshtu qe sigurisht qe eshte dicka pozitive. Neser sigurisht luajme per 3 piket”./SHKODRASPORT.COM/