HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDo të mungojë në fundjavë kundër Tiranës, por Liridon Latifi rikthehet me…...

Do të mungojë në fundjavë kundër Tiranës, por Liridon Latifi rikthehet me… Tiranën

Liridon Latifi nuk pritet të luajë as të shtunën ndaj Tiranës. Megjithatë, e rëndësishme për sulmuesin e krahut është se riaftësimi i tij pas dëmtimit, që pësoi më 28 gusht në ndeshjen Vllaznia-Kukësi, ka shkuar mirë.

Latifi gradualisht po merr ngarkesë, duke u futur edhe në stërvitje me grupin. Mirëpo, duke qenë se forma e tij fizike nuk është ende më e mira, nuk pritet që të rrezikohet as në këtë ndeshje.

Gjithsesi, trajneri Josa pritet ta ketë 100% gati Latifin për finalen e Superkupës, Tirana-Vllaznia, e cila është parashikuar të luhet më 7 dhjetor në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Pauza e kampionatit prej Botërorit do t’i shërbejë shumë kosovarit për të rritur gjendjen fizike, teksa ka mbi dy muaj që nuk luan.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments