Një shembull i mirë për lojtarët shqiptarë që nuk duan ta hapin krahun lehtë edhe kur nuk janë në formën e tyre më të mirë vjen nga Zvicra.

Steven Zuber ka treguar shumë klas. Teksa të gjithë luftojnë për të shkuar në Botëror, ky lojtar ka bërë të kundërtën.

Ai ka telefonuar trajnerin duke i thënë se nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye nuk duhej të gjendej në Katar. “Steven ka luftuar me dëmtime javët e fundit.

Ai më tha se nuk ishte 100 për qind në formë dhe se nuk donte që t’i merrte vendin dikujt që është më në formë se ai”, u shpreh trajneri i Zvicrës, Yakin.