Vllaznia nuk ia doli as këtë javë të siguronte fitoren, teksa u ndal në barazim me Teutën. Shkodranët nuk kanë kohë për të humbur, teksa kanë kthyer menjëherë fokusin te kundërshtari i radhës.

Për ironi të fatit, Vllaznia do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Egnatioas. Fillimisht të mërkurën do të bëjnë mes tyre llogaritë për finalen e Kupës. Gjysmëfinalja e parë mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të rrogozhinasve, ndërsa 4 ditë më vonë do të duelojnë në kampionat në kuadër të javës së 33-të të Superiores.

Dy sfida mjaft vendimtare për sezonin e kuqebluve që kërkojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe atë të kampionatit. Me postimin e fundit, shkodranëet paralajmërojnë rrogozhinasit, teksa theksojnë se do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund.

“Një hap më afër.

Ne do të vazhdojmë të shtyjmë, të vazhdojmë të luftojmë dhe të vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar klubi kuqeblu.