Edmond Doçi ka folur në emisionin Star Sport për humbjen e Vllaznisë dhe situatën tek shkodranët. Trajneri aktual i Vllaznia u-17 thekson faktin se ekipi po tregon luhatje dhe prandaj edhe rezultatet nuk janë aty ku duhet.
Doçi tha: “Humbja me Tiranen patjetër që mërzit të gjithë. Pasi gjithmonë ka qenë kundërshtari jonë i përjetshëm dhe një sfidë që duhet fituar. Humbjet janë pjesë e futbollit, por mënyra si ato vijnë të zhgënjen.
Skuadra ka shumë luhatje, 1 ndeshje mirë, 1 dobët. Nuk ka stabilitetin e sezonit të shkuar, ende nuk ka krijuar identitetin e saj apo fytyrën e saj të vërtetë.
Do sugjeroja që lojtarët apo edhe stafi të qëndrojnë sa më larg deklaratave dhe rrjeteve sociale. Situata duhet analizuar me qetësi dhe të dilet nga ajo. Ndeshjet e fundit të fazës së parë me Egnatian dhe Kastriotin, Vllaznia duhet të marrë 6 pikë nëse do që të rikthehet në rrugën e duhur”.
Endri ÇINARI