Vllaznia ka nisur sot stërvitjen dhe mjeku i mirënjohur Zyhdi Çoba ka qenë aty për të marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë ashtu si duhet në aspektin shëndetësor e sanitar. Ai ka folur edhe për mediat teksa në lidhje me këtë situatë është shprehur:
“Kjo është një situatë ku doktori ndoshta nuk ka asnjë në dorë në këtë situatë të pazakontë që ka pushtuar gjithë
botën. Lojtarët tanë në fakt kanë qenë të ndërgjegjësuar për të zbatuar ato këshillat që janë dhënë nga institucionet
përkatëse. Kuptohet që ne në Shqipëri jemi të lumtur që situata këtu ka qenë shumë e mirë nga ajo në shumë vende,
megjithatë kemi të bëjmë me një lloj virusi që nuk nënvlerësohet, një virus i fshehtë dhe prandaj ne duhet të
vazhdojmë të ruhemi përsëri.
Sot filluam stërvitjen në këtë ambjent të hapur me këto djem dhe dëshirojmë që gjithçka të shkojë mirë. Në Gjermani ka filluar një kampionat futbolli tashmë dhe pavarësisht pa tifozë, sërish futbolli dhuron emocione, prandaj edhe këtu tek ne dëshirojmë ta rifillojmë atë pjesë të mbetur të kampionatit.
Tek Vllaznia i kemi marrë masat për zbatimin e protokollit sanitar që na ka shpërndarë FSHF. Shoh dëshirë tek sportistët, është mosha e tyre e re që duan të luajnë, është rivaliteti dhe shpresojmë që gjithçka të na shkojë mbarë deri në fund”.
Doktor Çoba ka folur edhe për mungesën e sotme në stërvitje të trajnerit Jonuz dhe katër futbollistëve maqedonas, ndërkohë që në fund është shprehur edhe për vazhdimin e stërvitjes dhe të kampionatit duke u shprehur:
Trajneri Jonuz dhe futbollistët maqedonas ende nuk janë bashkuar me ekipin për shkak të procedurave dhe rregullave që
ekzistojnë për ardhjen e të tjerëve nga jashtë kufitiri, por besoj se nesër ose pasnesër edhe ata do të jenë pjesë e
skuadrës në stërvitje.
Me këtë minifëzë përgatitore që po zhvillohet tashmë, ekipi do të tentojë të kapë formën dhe kuptohet që nuk do të jetë në maksimumin e tij, por pesë zëvendësimet që do të kryhen tashmë, do të ndihmojnë për shpërndarjen e ngarkesës fizike. Unë shpresoj që gjatë kësaj periudhe të mos kemi dëmtime dhe çdo gjë të mbyllet ashtu si duhet”.
© shkodrasport.com