Bekim Balaj më në fund do të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e tij me fanellën e Shturm Grac. klubit austriak të cilit iu bashkua një javë më parë si futbollist i lirë pasi mbylli aventurën në Rusi me Akhmat Grozni.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mbahej peng nga burokracitë pas firmës në kontratë por ka finalizuar më në fund gjithçka dhe pritet të zbresë në fushën e lojës për herë të parë sot ndaj Volfsberger.

Balaj deklaoi se ishte gati që në javën e kaluar që të jepte kontributin e tij për skuadrën, por dokumentacioni i nevojshëm për të nuk u plotësua në kohë.

Klubi ishte në pritje të lejes së punës për lojtarin shqiptar, sipas rregulloreve austriake dhe kjo e pengoi Balajn të ishte qoftë edhe në 18-she në fundjavën e kaluar.

Të premten, ky dokumentacion ka mbërritur dhe siç konfirmoi trajneri Nestor El Maestro, Balaj do të jetë një opsion më shumë për këtë sfidë, si titullar apo në stol. /vipsport/