Ne media ka qarkulluar lajmi se kapiteni aktual i Luftetarit Donald Rapo ka nje oferte nga Vllaznia, por ne fakt vete ai ne nje prononcim per ‘Ermir Vajushi youtuber’ ka thene se nuk ka patur asnje kontakt me ndonje nga drejtuesit kuqeblu.

Ai ka pranur te flase per kete faqe ne nje interviste ku ka folur per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen.

Kjo eshte intervista e plote me lojtarin tashme ish kapiten.

SI ISHTE KJO PJESE E PARE E SEZONIT PER DONALDIN?

-Kjo pjese e pare e kampionatin nuk shkoi ashtu sic une e kisha menduar na fakt. Luftetari ka pasur shume probleme, por besoj qe ne aspektin personal kam bere nje pjese te pare te mire kampionati duke shenuar dy gola edhe mund te kisha bere edhe ndonje tjeter me shume.

CILI ESHTE POSICIONI JUAJ I PREFERUAR, SEPSE JU KEMI PARE QE TE LUANI NE SHUME POZICIONE TE NDRYSHME NE FUSHEN E LOJES?

-Pozicioni im preferuar eshte meshfushore, por kam bere edhe disa role te tjera c’eshte e verteta.

CFARE PO NDOSH NE GJIROKASTER? SHUME LARGIME? A JENI DHE JU NJE NGA ATA?

-Luftetari ka shume probleme duke filluar qe ne vere kur ekipi nisi shume vone pergatitjet edhe duke u larguar te gjith lojtaret qe kishin vite aty. Besoj se ka ardhur edhe koha ime te largohem mbas 4 vite e gjysem aty. Mendoj qe tashme cikli jone mbaroj ne gjirokaster dhe ka ardhur momenti per dicka te re.

EMRI JUAJ ESHTE PERFOLUR SHUME NE MEDIA PER MERKATON E DIMRIT. A KENI PASUR KONTAKTE KONKRETE ME NDONJE SKUADER?

-Po eshte e vertete qe kam pasur disa oferta dhe besoj qe deri me daten 31 Dhjetor do e mbyll gjithcka dhe do vendos se me cilin skuader do te vazhdoj karrieren time.

SA E VERTETE ESHTE QE VLLAZNIA JU KA KERKUAR QE TE JENI SI PERFORCIM PER MERKATON E JANARIT?

-Tju them te drejten edhe un mes portaleve e kam degjuar kete gje. Ne te vertete une nuk kam pasur asnje kontakt nga drejtuesit e Vllaznise, por jam i hapur per cdo lloj kontakti. Vllaznia eshte emer i madh i futbollit Shqiptare.

JENI 29 VJEC! A KA MARR DONALD RAPO ATE CFARE KA DASHUR NGA FUTBOLLI DHE CFARE KA DONALDI SI OBJEKTIV PER TE ARDHMEN E AFERT?

-E mira nuk ka fund, por besoj qe ato gjera qe kam arritur me luftetarin do ngelen gjithmone ne kujtimet te mija me te bukra. Tani pres vetem nje gje, qe te fitoj nje trofe, se sic that dhe Ju, jam 29 vjec edhe vitet ikin shume shpejt dhe ajo qe ngelet jan momentet e bukura.

CILI ESHTE LOJTARI JUAJ I PREFERUAR?

-Ricardo Kaka. Ndersa ne Shqiperi jane te shumte por preferoj te mos jap emra se do mund te kete hatermbetje (qesh) se i kam te gjithe shoke.

CFARE TIPI DHE KARAKTERI ESHTE DONALDI?

-Donaldi eshte nje tip shume i qet dhe pa llafe, ul koken dhe punon cdo dite e me shume…

URIMI JUAJ PER VITIN E RI.

– Para se te kaloj tek urimi per vitin e ri me lejoni te ju pergezoj per iniciativen qe keni marre. Jeni vertete i vecante dhe ju pergezoj per kete. Ju uroj ju dhe te gjithe shqiptareve gezuar festat dhe te jene gjithmone te lumtur prane familjeve te tyre…. edhe te mbushin stadiumet sa me shume se pa tifoza nuk kane bukuri stadiumet. Faleminderit per Intervisten Ermir.