Lacio në këtë sezon ka pasur një ecuri të shkëlqyer në kampionat, ndërsa ka triumfuar edhe në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventus. Sigurisht, një kontribut i madh në këtë sukses shkon edhe për portierin Tomas Strakosha.

Gardiani shqiptar jo në pak raste ia ka dalë t’i shpëtojë bardhekaltërit nga gola të sigurt, duke iu dhuruar pikë të rëndësishme. Këtë e konfirmojnë edhe statistikat deri në këtë pikë të sezonit.

Strakosha është portieri i dytë që ka pësuar më pak gola. 24-vjeçari ka pësuar 16 gola, ndërsa në pesë raste gjatë këtij sezoni e ka ruajtur portën të paprekur.

Në këtë rast më mirë ka arritur të bëjë vetëm portieri i Interit, Samir Handanoviç. Slloveni ka pësuar 14 gola, ndërsa në shtatë raste ia ka dalë të ruajë rrjetën e paprekur.

Megjithatë, Strakosha ka lënë pas krahëve në këtë klasifikim emra si Donaruma, Shezni, Golini apo Pau Lopez. Në këtë formë, Strakosha rikonfirmohet edhe një herë si një nga gardianët më të mirë në Serinë A. /vipSport/