Ish- futbollisti i kombetares shqiptare por edhe i Vllaznise per nje periudhe te shkurter gjate karrieres se tij- Salvator Kaçaj, eshte i mendimit se skuadra shkodrane i jane bere shume padrejtesi gjate ketij kampionati, te cilat kane ndikuar ne renditjen e saj.

Kaçaj ka qene i ftuar ne emisionin “Sport News” ku ka folur per shume gjera duke u ndalur natyrisht edhe tek ecuria e kuqebluve per te cilen ka thene:

“Unë mendoj se Vllaznisë në disa ndeshje i është ngrënë haku, është ndëshkuar nga arbitrat. Mendoj se ka një ekip shumë të mirë, ka një mbrojtje të jashtëzakonshme ku sidomos Diagne është i shkëlqyer, ka edhe Latifin.

Pavarësisht diferencës prej 14 pikësh që ka aktualisht me kreun, unë e shoh ende në lojë. Të mos harrojmë se vjet Vllaznia ishte 11 pikë përpara dhe e humbi titullin, prandaj dhe diferenca aktuale nuk është asgjë, 4-5 ndeshje janë. Tirana është shyumë pranë, por nuk mund të thuash se e kan siguruar vendin e parë.

Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe unë shoh se gara do të jetë e fortë deri në fund. Vllaznia është 8 pikë larg Laçit të vendit të dytë dhe të mos harrojmë se asaj i janë bërë padrejtësi të mëdha në disa ndeshje.

Më ka çuditur Teuta e cila nuk ka patur ecurinë e duhur, e po ashtu edhe Dinamo më ka zhgënjyer. Për mua, e kam thënë edhe më përpara, ka qenë e çuditshme zgjedhja e trajnerit të saj”- eshte shprehur Kaçaj./SHKODRA-SPORT.COM/