Armando Broja ishte përfolur si një nga lëvizjet e mundshme të sulmit të West Ham për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, me Çelsin dhe trajnerin Thomas Tuchel që nuk bindej për ta lënë në huazim shqiptarin, ka bërë që West Ham të fokusohej te një tjetër futbollist.

Së fundmi, ata kanë zyrtarizuar goditjen e rradhës të merkatos, teksa kanë firmosur me Gianluca Scamacca nga Sassuolo, me klubin italian që do të përfitojë plot 36-milionë euro plus gjashtë të tjera në bonuse.

Nga ana tjetër, Sassuolo ka arritur të ruajë edhe 10% të kartonit të sulmuesit të Kombëtares së Italisë, në rast të një shitjeje të mundshme në të ardhmen. Në orët e ardhshme, futbollisti 23-vjeçar do të udhëtojë për në Londër, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas për t’u prezantuar si futbollisti më i ri i West Ham.

Kujtojmë se, për Scamaccan që sezonin e fundit në Seria A shënoi 16-gola në 39-ndeshje, kishte interes edhe nga ana e PSG, por në fund anglezët triumfuan falë një oferte me shumë leverdi për Sassuolon, që duket sikur sapo ka mbyllur marrëveshjen më të mirë në historinë e saj.
Maringlen ZHIVANI