Kristiano Ronaldo është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Al Nassr, në Arabinë Saudite, ylli portugez realizoi dopietë në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Al Akhdoud, në duelin e vlefshëm për javën e 14-t.

Sfidën e zhbllokoi Al Naji në minutën e 13-të, teksa më pas ishte radha e CR7-ës, i cili rrëmbeu skenën me një dopietë të realizuar në minutat 77 dhe 80.

Padyshim që qershia mbi tortë ishte goli i realizuar në minutën e 80-të, ku me një parabol spektakolare nga afro 40 metra, ylli portugez shtangu portierin kundërshtar i cili kisthe dalë nga porta.

Një gol vërtet fantastik, i cili mahniti të pranishmit.

Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë.

Sa i përket Kristiano Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon.

https://twitter.com/totalcristiano/status/1728136587245166689?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1728136587245166689%7Ctwgr%5E517544c14c34abaa1eb21f8963c946fb230245c6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-gol-me-parabol-nga-40-metra-kristiano-ronaldo-dhuron-spektakel-ne-kampionat%2F