Para ndeshjes në Gjirokastër ka folur administratori i Vllaznisë, Astrit gjyrezi, i cili ka theksuar se klubi shkodran ka mbështetur trajnerët në punë e tyre.
Ai ka thënë se Vllaznia e ka kaluar disi atë gjendje të vështirë dhe ndaj Luftëtarit synon rezultatin pozitiv:
“Ne kemi kontakte të përditshme me trajnerët, të ekipit të parë dhe gjithë ekipeve të tjera. Çdo klub ka vështirësitë e veta. Ne e kemi mbështetur trajnerin Gjoka në çdo moment.
Kërkojmë që organet kompetente të zbardhin ngjarjen. Çdo njeri mban përgjegjësi për atë që bën.
Jemi munduar ta kalojmë situatën dhe që të nesërmen trajneri Gjoka ka dalë në stërvitje me ekipin.
Kjo është diçka pozitive dhe sot kemi ardhur në Gjirokastër për të marrë një rezultat pozitiv”, – theksoi administratori Gjyrezi. /Vipsport/