Kuqeblutë marrin një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër. Në fund të 90 minutave, Luftëtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur ndeshjen në barazim 0-0, pavarësisht rasteve që kanë patur të dy ekipet.
Pjesa e parë ka qenë disi më e ekuilibruar ndonëse Sukaj në dy momente por edhe vendasit kishin mundësi edhe të shënonon por nuk ia dolën.
Ndërkohë fillimi i pjesës së dytë ka qenë i tmerrshëm për Vllazninë. Brenda 5 minutave të para të saj, Abazaj dy herë por edhe Bregu, kanë “falur” kuqeblutë.
Pa mohuar këtu edhe meritat e portierit Sherri që në dy momente ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer.
Këto momente të vështira dalëngadalë kaluan dhe loja ekuilibrohet ndërkohë që në minutat e fundit duhej të kishte shënuar Vllaznia.
Sukaj fillimisht dhe më pas Ribaj, kanë patur mundësi ta dërgojnë topin në rrjetën e portës gjirokastrite por nuk janë të saktë në gjuatje.
Përfundimisht barazim 0-0 dhe Luftëtari merr rezultatin e nëntë pozitiv rradhazi ndërsa Vllaznia të tretin ndërkohë që ruhet sërish diferenca me 6 pikë me njëra- tjetrën në renditje.
© shkodrasport.com