Mino Raiola bëri në javën e kaluar një tur të mirëfilltë në Spanjë, duke takuar drejtuesit e Barcelonës dhe Real Madrid, që t’i bindte të blinin Erling Haland.
Por menaxheri italian duket se do të dorëzohet në tentativën e tij për të siguruar një transferim fitimprurës në këtë verë, pasi Borusia Dortmund nuk ka ndër mend që të dorëzohet këtë sezon dhe të largojë futbollistin, duke preferuar që të vazhdojë ta ketë pjesë të vet edhe në edicionin e ardhshëm.
“Drejtori Zorc na ka thënë se Borusia Dortmund nuk ka ndër mend që të shesë Haland në verë. E respektoj opinion e tyre, por kjo nuk të thotë se edhe unë jam dakord. Me Borusian kam një raport të mirë, nuk ka asnjë luftë.
Udhëtimi im në Spanjë? Thuhen shumë budallallëqe, por nuk më intereson. Nuk do të flas kurrë me mediat rreth negociatave. Flas me lojtarët, me familjet e tyre dhe me klubet përkatëse”, ishin fjalët e Raiolës në mediat gjermane duke treguar situatën e futbollistit norvegjez të Dortmundit. /vipsport/