Partizani ka marrë një tjetër humbje në kampionat. Të kuqtë u mundën me shifrat 0-2 nga Teuta. Menjëherë pas kësaj ndeshje, figura e njohur e futbollit shqiptar, Edmond Dosti, ka shpërthyer kundër trajnerit Kolela.
“Ti nuk e meriton të jesh trajneri i këtij klubi me shumë histori, ti je trajner amator, boll më. Demi vendos dinjitetin tënd në radhë të parë dhe të Partizanit duke e shkarkuar këtë dështak. Cdo sekondë që kalon aty është në dëmin tuaj dhe të Partizanit, mendohu mirë.
Ditën që erdhi tha se objektiv është titulli kampion dhe kupa dhe nuk tha se me këta lojtarë nuk fitohet asgjë. Pse kështu justifikohet?Në momentin që ai pranoi të drejtonte, do të thotë se kualiteti ishte, por ti nuk ke aftësi për t’i drejtuar.
Je bërë si Panuci që sa herë humbte ia linte fajin lojtarëve. Turp, turp, turp. Demi mos hezito ta shkarkosh këtë trajner amator. Kam thënë me kohë që bëre gabim që riktheve italianët te Partizani, por nuk më dëgjove”, shkruan Dosti. /Sport Ekspres/