Situata te Bylisi duket e habitshme, me rastet që shpërdorojnë sulmuesit ballshiotë që edhe sot në Shkodër, në dy mundëis flagrante nuk e gjetën kuadratin edhe pse pak metra larg portës.

Trajneri Veljko Dovedan tashmë pret merkaton si e vetmja zgjidhje, ndërsa në “Gol pas goli”, në “Supersport”, ka pohuar:

“Edhe ju e patë çfarë ndodhi në lojë, besoj që e kuptuat që të fitosh duhet të shënosh dhe ne nuk e patëm mundësinë që të shënonim, por rastet po, madje flagrante”.

“Si dilet nga kjo gjendje? Do lojtarë dhe unë e kam thënë edhe më parë dhe po duket qartë më së miri në fushën e blertë”.

“Kemi shumë problem që të shënojmë, nuk p shënojmë dot. Për mua gjëja kryesore është të shënojmë dhe ne nuk po arrijmë ta bëjmë këtë gjë”, – tha trajneri i Bylisit, mjaft i mërzitur pas ndeshjes dhe humbjes në Shkodër./Vipsport/