Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati ka theksuar se Vllaznia duhet t’I marrë ndeshjet një e nga një, për të shkuar te suksesi. Në Gol pas Goli ai ceku edhe temën e privatizimit, duke treguar se Xhaferi është gati për të marrë klubin.

“Nuk na ka ardhur mirë kjo humbje. Do tentojmë që të bëjmë mirë dhe të harorjmë ndeshjen me Kukësin. Ndaj Bylis duhet të tregojmë që kemi cilësi dhe të marrim makimumin dhe të vijojmë me këto ritme.

Privatizimi? Unë jam çdo ditë me donatorin tonë dhe punon çdo ditë me privatizimin dhe është I interesuar që të marrë klubin. Kjo pjesë nuk na bezdis në skuadër. Nuk dëgjon shumë skuadra se çfarë ndodh jashtë dhe duhet të ketë vëmendjen vetëm në fushë.

Jemi një ekip që do hapë shumë telashe për skuadrat e tjera. Ne nuk transferojmë te skuadra idenë për t’u shpallur kampion të Shqipërisë, nuk flasim në këtë mënyrë. Do marrim ndeshjet një e nga një. Jemi një ekip që prodhon shumë lojë, kemi shkuar 40 herë në zonën e Kukësit për raste. Jemi të kënaqur me ecurinë e Vllaznisë”, tha Djarmati.