Eni Imami shënoi golin e parë në Superiore pas 10 viteve, teksa i shënoi Bylisit ditën e sotme dhe i dha fitoren Vllaznisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi u shpreh për “Supersport”, se ekipi është përshtatur mirë dhe përsa i përket titullit, u shpreh se atë që la në gjysmë me Tiranën sezonin e kaluar, shpreson ta vazhdojë me Vllazninë këtë sezon.

“Mu duk sikur shënova edhe një tjetër gol te topi që u largua. Stafi i ka bërë gjërat të thjeshta për ne. Edhe vonesa e kampionatit, ishte pozitive për ne pasi një ekip i ri do kohë për tu përshtatur, këtu mendoj se janë arsyet që po shkëlqejmë.

Nuk mendoj që është problem pjesa e tifozëve, këtu ka njerëz që e duan futbollin, unë kam qenë edhe kundërshtar këtu. Nëse do ishte në dorën time, unë do doja shumë që tifozët të ishin këtu.

Unë nuk e kam provuar Vllazninë me tifozë. Uroj që atë që lashë për gjysmë me Tiranën, ta vazhdoj këtu te Vllaznia. Objektivi jonë është të kapim Europën.”, u shpreh Imami.