U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë takime nga java e 10-të në Seria A, ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Juventusi fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Xhenoas, në një takim plot drithërima. Pas disa tentativave, në pjesën e parë takimi u zhbllokua nga një gol me kokë i Bonuçit nga goditja e këndit.
Gjithsesi, në minutën e 40-të, ishte Kuame, që pas një goditje ku topi iu përplas në këmbën tjetër, topi ndryshoi totalisht drejtim, dhe përfundoi në rrjetën e Bufonit.
Në pjesën e dytë, bardhezinjtë u munduan të shënojnë të dytin, por ekipi i ish-lojtarit të Interit, Tiago Mota, po mbrohej mirë. Ekipi i Sarrit provoi edhe në kohën shtesë, kur shënoi me Ronaldon në të 92-tën, por me VAR goli u anulua, pasi portugezi ishte jashtë loje pas pasimit të Kuadrados.
Gjithsesi, vetëm disa sekonda më vonë, vetë Ronaldo fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë, duke arritur kështu më në fund fitoren. Me këtë 3 pikësh, Juvja i rimerr vendin e parë Interit, në kuotën e 26 pikëve.
Në takimet e tjera, Roma fitoi thellë 0-4 në transfertë ndaj Udinezes, ndërkohë që fitore arriti edhe Lacio, pastër 3-0 ndaj Torinos. Fiorentina mposhti me rezultatin 1-2 Sasuolon, ndërkohë që 3 pikët mori edhe Kaljari.
REZULTATET LIVE
FT | Juventus-Xhenoa 2-1
GOLAT: Bonuçi 36′, Ronaldo pen. 95′ / Kuame 40′