Portieri i Laçit, Alen Sherri ka treguar se fitorja e sotme 2-0 me Kukësin në shtëpi është tejet e rëndësishme për objektivat e skuadrës së Duros. Gardiani që sot ishte protagonist me pritjet e tij ka treguar se oreksi vjen duke ngrënë, ndërsa Kukësi luftoi sot edhe pse pa objektiva.Ai tregoi edhe arsyet se përse u largua nga Vllaznia.

“Ekipi po rikthehet te fitorja më në fund. Ndikon më shumë te pjesa psikologjike. E dijmë që do jetë e luftuar deri në fund. Kukësi ka një sulm të mirë. Filluam lojën me 4 mbrotjësa dhe nuk na shkoi mirë. Në të dytën, kaluam me 5 mbrotjësa. Ne na ndihmoi fakti që e zgjidhëm ndeshjen shpejt.

Disa takime duhet të luash me katër, e disa me pesë. E mira është që kemi patur alternativa. Çdo ndeshje është e luftuar. Ne kemi dy ndeshje me ekipe të fundit të tabelës. Merita ka gjithë ekipi. Prisja më shumë nga vetja.

Në Shqipëri mendoja që do luaja vetëm me Vllazninë. Në mes të sezonit u ble një portier tjetër i huaj. Jam ulur në stol dhe e kam provuar stolin. E mbylla sezonin te Vllaznia.

Fakti që nuk isha në ndeshjen e Play Out, ishte një nga arsyet që ika nga Vllaznia.Kam falenderuar drejtuesit. Unë e kisha ndarë mendjen” – tha ai.