Është mbyllur ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës 0-0. Ndeshja e “Loro Boriçit” vlente për javën e 31 të Superligës, ndërsa vendasit kanë pasur dy raste të mira me Imerin. Barazimi mes tyre i vlen Partizanit, që me fitoren ndaj Apolonisë merr kreun e renditjes.

Ndeshja ka nisur mirë për Vllazninë që ka shansin e artë me Imerin në minutën e katërt. Fantazisti gaboi nga më pak se 10 metra, duke bërë që Brdaric të tërbohej në stol.

Pjesa e parë është mbizotëruar nga frika, nëse në të dytën vendasit kanë marrë inisiativën pa ia dalë të gjejnë rrjetën. Vllaznia qëndron në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Teuta në vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Partizani kryesues.

Pas ndeshjes Për Gol pas Goli foli lojtari i Vllaznisë, Herald Marku:

“Mendoj se sot na mungoi vetëm fati sepse gjithçka ishte ashtu si duhet sepse kemi bërë të gjitha gjërat e duhura. Fati nuk ishte me ne për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë.

Gjuajtjet i ke të hidhura, pse nuk tenton më shumë? Të them të drejtën i kam mbajtur vath në vesh fjalët tuaja (drejtuar Hafizit), të ndihmoj ekipin me goditje por këto ndeshje kam qenë më i tërhequr edhe nga pozicioni para mbrojtjes. Unë mundohem të ndihmoj ekipin dhe të krijoj mundësi. Imerin e kam të qartë që gaboi, por ndeshjen e barazoi Vllaznia dhe jo Imeri”, tha Marku.