Partizani arrin të triumfojë në transfertë ndaj Kastriotit 1-2 dhe njëkohësisht rimerr vendin e parë. Të dy golat u shënuan nga Jurgen Bardhi, i cili më në fund zhbllokohet. Pavarësisht fitores ishte një ndeshje aspak e lehtë për të kuqtë e Skënder Gegës, të cilët rrezikuan jashtëzakonisht shumë, pasi krutanët patën disa mundësi për të barazuar në pjesën e dytë.

Kastrioti ndërkohë nga ana tjetër, arrin të bëjë një pjesë të dytë mjaft të mirë, ku Hoxha si fillim ndali një mundësi mjaft të mirë të Roxher, ndërsa më pas ishte Labinot Ibrahimi, i cili pak minuta përpara fundit largoi një top thuajse në vijën fatale, duke mbajtur të kuqtë në epërsi.

Laç fantastik, Skënderbe zhgënjyes. Një ndeshje që nuk duhej të luhej deri 48 ore përpara sfidës, por me pas federata e çoi ndeshjen në Selman Stërmasi dhe duket se ky stadium i sjell fat skuadrës kurbinase.

Një paraqitje në kufijtë e perfeksionit për bardhësinë e Migen Memellit, me ish-sulmuesin që tashmë duket zgjedhja e detyruar për stolin, sepse Laçi ka rigjetur qetësi dhe besim, duke bërë gjëra fantastike. Triumfi 2-0 ndaj Skënderbeut është mëse i merituar për një skuadër luftëtarësh, me emra si Fangaj, Lushkja e Xhixha që tregojnë se futbolli nuk luhet me emër, por edhe me një si Shtubina, i jashtëzakonshëm edhe para porte.

Shkodrani shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e shtatë, ku meritë të madhe kishte Xhixha, i cili gjatë gjithë ndeshjes çmendi mbrojtjen e Skënderbeut.
Korçarët duket se duan vetëm ndeshje të mëdha, sepse kundër Laçit dukeshin të përgjumur, faji edhe i stadiumit thuajse bosh.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, ashtu si gabimet dhe vonesat e lojës, por nëse kishte një skuadër që e meritonte fitoren, ajo ishte Laçi. Ndërrimet e Memelit ishin më të goditura dhe në pjesën e dytë Laçi erdhi në rritje, humbi raste dhe shënoi golin e sigurisë me Gjonin 5 minuta para fundit. Ndryshon renditja e Superiores, Skënderbeu nuk është i paprekshëm.

Ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë skuadra e Teutës, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në fushën e Kamzës, që e mbajnë në pozita të mira në kreun e tabelës së klasifikimit. Bonani shënoi për Kamzën në pjesën e parë, por në të dytën ishin Latif, Progni dhe Beqja që i dhanë fitoren skuadrës së trajnerit Shkëmbi.

Kjo ishte fitorja e dytë me përmbysje rezultati për Teutën, që ngjitet në kuotën e 21 pikëve pas javës së 12-të të kampionatit.
Mbyllet gjithçka, 1-3