Lajmi i publikuar pasditen e sotme ne “Shkodra Sport” ne lidhje me skandalin e ndodhur ne ndeshjen e kampionatit kombetar te futbollit te femrave ne mes ekipeve te Tiranes dhe Murlanit, ka sjelle nje reagim te madh tek lexuesit e gazetes dhe jo vetem.

Menyra si jane zhvilluar ngjarjet ne kete ndeshje, me anullimin fillimisht te golit te Tiranes ne minuten e 90-te per pozicion jashte loje, me pas futja ne fushen e lojes e personave civile qe sollen edhe ndryshimin e vendimit nga arbitret e ndeshjes, ka lene nje shije te keqe.

Ne kete mes ka nderhyre edhe presidenti i “Juban Danja” Ferdinand Jaku, skuadra e te cilit per here te pare sivjet nuk ka marre pjese ne kampionat, ndonese eshte ekipi i pare i futbollit te femrave i krijuar ne Shqiperi, ketu e 16 vjet me pare.

Ai ka lene nje koment ne faqen e “Shkodra Sport” poshte shkrimit te ndeshjes Tirana- Murlani, ku ai nxjerr ne pah nje problem qe e ka shqetesuar prej vitesh dhe qe e ka detyruar te marre vendimin per te mos u rregjistruar ne kampionat.

“Nje nder arsyet qe Juban Danja eshte terhequr nga gara. Keto situata kane 10 vite qe jane perdorur nga drejtues te ‘fuqishem’ te ekipeve!”- shkruan Jaku ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/