Pas trajnerit Lika, edhe drejtori sportiv i klubit Vllaznia Engin Firat eshte prononcuar sot per çeshtjen “Malota”. Ne nje deklarate per faqen zyrtare te klubit, ai ka zbuluar madje edhe nje fakt interesant, ate te ofrimit te disa lojtareve te Kamzes per te ardhur ne Shkoder, por drejtuesit kuqeblu i kane refuzuar ngaqe me kete ekip do te ndeshen per kupe me 23 janar.

Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit ne lidhje me kete teme:

“Ditët e fundit në media kanë qarkulluar lajme për një interesim të Kamzës për të marrë lojtarin e Vllaznisë Renato Malota. Por, në emër të KF Vllaznia drejtori sportiv, z. Engin Firat i ka mohuar këto lajme. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, është shprehur:

“Lajmet për një ofertë për futbollisti Renato Malota nga Klubi i Kamzës nuk janë të vërteta. Gjithsesi, unë nuk mendoj se ndonjë nga lojtarët tanë dëshiron të largohet nga Vllaznia sepse asnjë nuk na e ka shprehur një dëshirë të tillë”.

Por z. Firat në prononcimin e tij ka “zbuluar” edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me merkaton kur ka shtuar: “Disa agjentë të lojtarëve më kane thirrur duke më ofruar lojtarë nga Klubi i Kamzës, të cilët dëshirojnë të vijne tek Vllaznia. Por për shkak të arsyeve etike nuk kam treguar interes sepse siç dihet, ne do të luajmë në 23 janar në Kupë kundër Kamzës”.