Në Shqipëri ndodhin çudira nga më të ndryshmet në futboll. Disa skuadra s’kanë financa, disa të tjera vuajnë për bazë materiale. Por, duket se këtë sezon ka pasur problem të theksuar financiare në pjesën e parë të sezonit në shumë skuadra.

Por, Iliria e Fushë-Krujës, një nga ekipet me traditë në këtë kampionat, duket se po vuan shumë. Bëhet e ditur, nga kontakti që “Vipsport.al” ka pasur me disa nga titullarët e skuadrës, se ata kanë nga 2-3 muaj që nuk paguhen, ndërsa shumë prej tyre kanë menduar që edhe të largohen pa nisur pjesa e dytë të sezonit.

Pothuajse 6-7 titullarë kanë gjetur akordin me disa skuadra të Kategorisë së Parë, ndërsa skuadra ka zbritur në fushën e stërvitjes në datën 4 janar, por që kanë qenë vetëm 4 futbollistë.

Një situatë e tillë ka mërzitur edhe stafin teknik, ndërsa të rinjtë që mund të afrohen nga moshat janë pa eksperiencë dhe zor se mund ta përballojnë pjesën e dytë të sezonit që është edhe më e vështira për vetë formulën e kampionatit.

Dhe kur kujtoj se Iliria eshte skuadra e vetme qe ka mundur Vllaznine ne kete kampionat, çudite shtohen edhe me teper per menyren si funksionojne klubet ne Shqiperi.