Ne pamje te pare qipriotet e AEL Limasol konsiderohen favorite per kalimin e turit te dyte te “Conference League”, pikerisht nga perballet me Vllaznine e Shkodres, por ne rradhet e kesaj skuadre padyshim qe ka edhe njefare frike per ate se çfare do t’i prese ne Shqiperi.

Per kete arsye, qipriotet do te tentojne te marrin nje rezultat sa me te mire ne fushen e tyre te enjten e ardhshme, per ta patur me te lehte pastaj ne “Loro Boriçi”.

Kete gje e tregon me se miri nje postim i drejtorit te AEL, pikerisht THEODOROS ANTONIOU i cili do te shkruante: “Njerëzit duhet të luajnë rolin e tyre, në mënyrë që kur të shkojmë në “furrën” e Shqipërisë të jemi një hap më pranë kualifikimit”.

Qe do te thote se drejtori i klubit qipriot e quan stadiumin e Shkodres “nje furre” qe mund te pjeke kedo dhe per ta shmangur kete gje, do te kerkojne nje rezultat sa me te mire ne ndeshjen e pare, per ta patur me pas, sa me te lehte kualifikimin ne kthim./SHKODRA-SPORT.COM/